[…] Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Medito në urtësinë e madhe, të nxehtët e verës dhe të ftohtët e dimrit, jetesën e kafshëve dhe bimëve në të dy stinët. Mendo rreth asaj se si ndërrohen stinët njëra me tjetrën, ngadalë dhe shkallë-shkallë, derisa të vijë fundi i njërës dhe të fillojë stina tjetër. Po të ndërroheshin ato papritmas, do të dëmtoheshin dhe shkatërroheshin njerëzit dhe bimët, kjo sikur ndokush të dalë nga hamami tepër i nxehtë në një vend tepër të ftohtë, prandaj po të mos ishte përkujdesja, mëshira dhe bamirësia e Allahut, s’do të ndodhte ky sistematizim dhe rregullim i gjërave.”[1] […]