Negociatorët nga rreth 200 vende dukej se po luftonin për të arritur konsensusin në Konferencën e Klimës COP27, duke përfshirë mosmarrëveshjet për heqjen e karburanteve fosile dhe kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius.
Drafti i konkluzioneve të samitit nuk përmend heqjen graduale të karburanteve fosile ndërsa bën thirrje për mbajtjen e objektivit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius, brenda mundësive.
“Greenpeace”, një rrjet i pavarur i fushatës globale, tha se ishte i tronditur nga përmbajtja e draftit, i cili u botua tre ditë para përfundimit të konferencës në Sharm el-Sheikh.
“Kudo në Sharm el-Sheikh mund të shihni dhe dëgjoni ndikimin e industrisë së karburanteve fosile. Ato janë shfaqur në një numër rekord në përpjekje për të shkëputur veprimet klimatike nga një ndërprerje e karburanteve fosile”, tha Yeb Sano, i cili kryeson delegacionin e “Greenpeace” në konferencë.
Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e energjisë, duke bërë që shumë vende të rishqyrtojnë politikat e tyre energjetike dhe të riaktivizojnë centralet me qymyr.
Lëndët djegëse fosile, kryesisht qymyri, nafta e papërpunuar dhe gazi prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit që bllokon nxehtësinë në atmosferë./atsh