RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Covid -19 – OBSH: Më shumë se 170 000 viktima në dy muaj

covid-19-–-obsh:-me-shume-se-170-000-viktima-ne-dy-muaj

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se në dy muajt e fundit mbi 170 000 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Ghebreyesus, në një vlerësim lidhur me situatën shëndetësore globale tërhoqi vëmendjen mbi rritjen e shënuar në vdekjet javore me burim COVID-19 që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar.

“Në tetë javët e fundit për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën mbi 170 mijë njerëz. Këto janë vetëm vdekjet e raportuara. Shifrat e vërteta janë më shumë se kaq”, deklaroi Ghebreyesus.

“Nuk do të marr paraprakisht këshillin e Komitetit të Emergjencës, por më shqetëson situata dhe vdekjet në rritje për shkak të COVID-19 në disa vende. Reagimi kolektiv global ndaj pandemisë është edhe një herë nën presion, edhe pse ndodhemi në një situatë shumë më të mirë se para 3 viteve kur filloi pandemia”, tha ai.

Ghebreyesus tha se shumë pak njerëz, veçanërisht të moshuarit, janë të vaksinuar në mënyrë adekuate.

Sipas tij, sistemet e brishta shëndetësore krahas gripit dhe sëmundjeve të tjera kanë vështirësi të përballojnë barrën e COVID-19.

“Mesazhi im është i qartë, mos e nënvlerësoni këtë virus, ai na ka befasuar dhe do të vazhdojë të na befasojë. Virusi mund të vazhdojë të vrasë nëse nuk u ofrojmë mjetet shëndetësore njerëzve në nevojë dhe nëse nuk bëjmë më shumë për të luftuar gjerësisht me informacionet e gabuara”, tha kreu i OBSH-së. /atsh

Related posts

Lirohet Gani Geci

RTI

UNRWA: 17,000 fëmijë jetimë në Gaza

admin

Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takohen para samitit të Pragës

admin