RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takohen para samitit të Pragës

lideret-e-turqise,-azerbajxhanit-dhe-armenise-takohen-para-samitit-te-prages

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan zhvilluan një bisedë të shkurtër përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian (ECP) në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, Aliyev dhe Pashinyan u mblodhën në hollin e Kalasë së Pragës.

Takimit iu bashkëngjiten edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

EPC mbledh liderët e 27 shteteve të BE-së dhe 17 vendeve të tjera evropiane: Turqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Më vonë gjatë ditës, Erdoğan do të zhvillojë takime të ndara me liderë të tjerë të pranishëm, përfshirë Pashinyanin.

Related posts

Rusia bllokon deklaratën përfundimtare të konferencës për shqyrtimin e traktatit bërthamor

admin

Rama: Rritja e pagave, shtysë për t’i mbijetuar luftës për krahun e punës – VIDEO

admin

Të paktën tre të vrarë në sulmet ajrore ruse në Kharkiv

RTI