RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Covidi pushton Kinën, 88 milionë të infektuar vetëm në një provincë

covidi-pushton-kinen,-88-milione-te-infektuar-vetem-ne-nje-province

Të dhënat zyrtare që po publikohen për përhapjen e Covid-19 në Kinë, po shfaqin dhe emergjencën e vërtetë që po përjeton ky shtet.

Rreth 90 për qind e njerëzve në Henan, provincën e tretë më të populluar të Kinës, janë infektuar me koronavirus. Këtë e njoftoi një zyrtar shëndetësor, i cili konfirmoi se bëhet fjalë për 88,5 milionë të infektuar.

Këto të dhëna janë në kontrast të fortë me ato të qeverisë së Pekinit, shumëfish më të ulëta. Kina po përjeton këtë rritje të paprecedentë të rasteve me Covid-19 pas braktisjes së politikave “Covid-Zero”, dhjetorin e kaluar për shkak të protestave masive kundër izolimeve dhe testimeve masive.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë kineze, që prej ndryshimit të rregullave, vetëm 120 mijë njerëz janë infektuar në shtetin me 1,4 miliardë banorë dhe vetëm 30 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Kjo paqartësi dhe fshehje e të dhënave zyrtare ka bërë që shumë shtete të botës të vendosin kufizime për udhëtarët që vijnë nga Kina. /a2cnn

Related posts

Edhe sasitë e vogla të alkoolit mund të dëmtojnë trurin

RTI

Incidenti diplomatik në aeroportin e Shkupit, MPJD: Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani, kemi kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada maqedonase!

admin

Italia: Ishte gabim shumë i rëndë për Perëndimin të rrinte duarkryq në vrasjen e Gaddafit

admin