Futbollisti portugez me famë botërore, Cristiano Ronaldo, i cili luan për skuadrën Al Nassr të Arabisë Saudite, ka bërë valle me shpatë me shokët e tij të skuadrës me veshje tradicionale arabe, transmeton Anadolu.
Në një video-postim në rrjetet sociale nga ekipi Al Nassr për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite, që shënohet më 23 shtator, thuhet: “Ne ëndërrojmë dhe arrijmë së bashku, nën një flamur”.
Në video shihet Ronaldo, sulmuesi senegalez Sadio Mane dhe lojtarë të tjerë të skuadrës të veshur me kostumin tradicional arab dhe shaminë e kokës “kufiyye” dhe duke bërë valle me shpatë.