RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dalin rezultatet e analizave, uji i lumit Llap dhe ai i Lepencit janë të ndotur

dalin-rezultatet-e-analizave,-uji-i-lumit-llap-dhe-ai-i-lepencit-jane-te-ndotur

Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar kampanjën “Kriza Për Ujë Të Pastër”

Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.

Javën që shkoi, PEN së bashku me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës;

-Sitnicë -1 mostër,

-Llap – 2 mostra

-Lepenc -3 mostra

-Drenicë -4 mostra

Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëhet krahasimi i rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit.

Sot (e shtunë) janë publikuar rezultatet e lumit Llap dhe Lepenc, të cilat sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësor ka dalë të jetë i cilësisë së moderuar (i ndotur).

Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumin Llap është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës.

Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut, etj. shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit.

Nga rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc, është vërejtur se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie përgjatë shtratit të lumit.

Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë.

Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë.

Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.

Për detaje të hollësishme dhe parametrat tjerë, shihni vlerat e paraqitura në tabela.

Kjo kampanjë zhvillohet në kuadër të projektit #HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze, si dhe projekti menaxhohet nga CDF.

Related posts

Balluku: Nëse do të shikohet e nevojshme ne do të jemi të gatshëm për trajnimin e ushtarakëve ukrainas

admin6

Bashkëshortja e kryeministrit skocez thirrje për armëpushim urgjent në Gaza

rezart morina

LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

rezart morina