RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Dallimi mes namazit të burrit dhe gruas

dallimi-mes-namazit-te-burrit-dhe-gruas

Pyetje: Përse dallon namazi i meshkujve dhe i grave?

 

Përgjigje: Nuk ekziston asnjë hadith autentik i cili thotë se gruaja duhet të falet më ndryshe sesa mashkulli. Buhariu përmend se Ummu Derda ishte ulur në namaz ashtu siç ulen meshkujt, ndërsa ajo njihej për njohëse e fesë. Ka shumë hadithe autentike rreth namazit të cilat i transmeton Aisha dhe gratë tjera të Pejgamberit, Allahu qoftë i kënaqur me to, mjrëpo në asnjë hadith nuk thuhet se ekziston ndonjë dallim i veçantë në namazin e mashkullit dhe gruas. Përgjigjen më të mirë do ta gjeni në hadithin: “Faluni ashtu siç po më shihni mua duke u falur.” ( Sahihul- Buhariu, vëllimi i parë, Libri rreth ezanit, kapitulli 18, hadithi nr 604; vëllimi i nëntë hadithi nr. 352.

 

Dr. Zakir Naik

 

*Shkëputur nga libri, Islami në qendër të vëmendjes

Related posts

A duhet ta falim dikë që na lëndon vazhdimisht?

admin

A mundet të ndikojë mësyshi që të ndodh tradhëtia bashkshortore?

admin

A lejohet shitja e gjësendeve që janë imitim (fallco) i firmave të njohura të prodhimit?

admin