RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

okb-ja-zgjat-mandatin-e-eufor-it-ne-bosnje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të misionit paqeruajtës dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë.

Rezoluta u miratua më 2 nëntor me vota unanime.

I njohur si EUFOR Althea, misioni përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 shtete që janë dislokuar në Bosnje që nga viti 2004, dhe mandati i këtij misioni është zgjatur çdo vit.

Këtë vit, këtij misioni i skadonte mandati më 3 nëntor.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë, Christian Schmidt, tha në raportimin e tij se EUFOR Althea, vazhdon të luajë rol vital në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Bosnjë dhe prezenca e tij është ende e nevojshme.

Ambasadorja franceze në OKB, Natalie Broadhurst, tha se prezenca e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe të rajonit.

Ajo shtoi se autoritetet në Bosnje duhet të tregojnë vullnet për dialog dhe përfshirje në zbatimin e reformave. Sipas saj, Franca mbështet integrimin evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

EUFOR-i është pjesërisht i ngarkuar me sigurimin e rendit civil dhe respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit së bashku me përfaqësuesin e lartë, Christian Schmidt.

Më shumë se 100.000 njerëz vdiqën në Luftën e Bosnjës në vitet 1992-95 e cila përfundoi me nënshkrimin nga udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të një paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në Dejton, Ohajo.

EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004. /rel

Related posts

Arabia Saudite paralajmëron kundër ndryshimit të kushteve të armëpushimit në Gaza

RTI

SHBA godet provincat Khuzestan, Hormozgan dhe Bushehr në Iran

Hevzi

Stuhi dëbore në Ballkan, dëmtohen rrjetet elektrike dhe bllokohet rrugë

admin