RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

DBM: Albin Kurti të shpallet “non grata” në Maqedoni

dbm:-albin-kurti-te-shpallet-“non-grata”-ne-maqedoni

Grusht shteti kulturor e ka cilësuar organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” vizitën e të premtes në Shkup dhe Tetovë të kryeministrit Kurti dhe aktivitetet, sipas tyre, të organizuar nga opozita shqiptare.
Sipas DBM-së, Kurti dhe opozita shqiptare shpallën të premten fitoren e popullit shqiptar në të gjitha trojet e ish-RSFJ-së.

“Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka ndryshuar emrin rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase’ në ‘Adem Demaçi’. Me këtë lëvizje dhe pushtimin e brigadës që çliroi dhe veproi pothuajse në të gjitha frontet në rajonin qendror dhe lindor të Maqedonisë si dhe në Frontin e Sremskit, Serbi, Kroaci dhe Slloveni, ballistët shqiptarë krijuan një fitore kulturore në qendër të Maqedonisë, në Shkup. Diaspora e Bashkuar Maqedonase e dënon këtë akt si kërcënim për kulturën, kombin dhe një grusht shteti ku një kryeministër i huaj shpall fitoren në mungesë të një lideri politik maqedonas (mikpritës)”, thuhet në reagimin e DBM-së.
Diaspora e Bashkuar Maqedonase i kërkon Qeverisë që ta shpallë si person të padëshiruar në RMV, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“DBM kërkon nga Qeveria e Maqedonisë që t’i shkruajë një letër proteste Kosovës, ta shpallë Albin Kurtin person non grata, të flasë hapur dhe seriozisht me bllokun shqiptar për këtë akt totalisht joshtetëror, duke i kthyer të gjitha pikat e referimit, emrat e rrugëve, korrigjimin e të gjithë flamujve shqiptarë. në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe duke vepruar në pajtim me ligjet”, thuhet në reagim.

Related posts

Mijëra mësimdhënës rumunë marshojnë për paga më të larta

Muhamet Ramadani

Kurti takohet me përfaqësuesit shqiptarë e boshnjakë nga Serbia, kërkohet reciprocitet i të drejtave

admin

Dëmohet varri i Astrit Deharit, policia nis hetimet

admin