Organizata terroriste DEASH ka marrë përsipër shpërthimin e ndodhur dje para selisë së Ministrisë së Jashtme të Afganistanit, në kryeqytetin Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim të bërë nga llogaria e medias sociale të organizatës terroriste, thuhet se shpërthimi dje para Ministrisë së Jashtme është kryer nga anëtarët e DEASH-it.
Në shpërthimin e ndodhur dje para selisë Ministrisë së Jashtme të Afganistanit në Kabul humbën jetën 5 civilë.