RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Defender Europe 23”, pajisjet e FSK-së ekspozohen nesër për qytetarë

“defender-europe-23”,-pajisjet-e-fsk-se-ekspozohen-neser-per-qytetare

Qytetarët e Kosovës nesër do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon për KosovaPress se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’…”, thotë ai.

Related posts

NATO mobilizohet për të vrojtuar Rusinë

admin

Ulutas mirëpret shtimin e forcave gjermane në Kosovë: KFOR i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide

rezart morina

Nënë e bijë nga Kosova humbën jetën në një aksident në Kroaci – babë e bir në gjendje të rëndë

admin