RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri rus i Mbrojtjes dhe lideri i Koresë së Veriut takohen në Phenian

ministri-rus-i-mbrojtjes-dhe-lideri-i-korese-se-veriut-takohen-ne-phenian

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov, ka zhvilluar bisedime në Phenian me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se Belousov dhe Kim diskutuan gjendjen dhe perspektivat e bashkëpunimit ushtarak mes Moskës dhe Phenianit.

“Ne kemi rënë dakord me Ministrinë e Mbrojtjes të Koresë së Veriut që bashkëpunimin ushtarak ta vendosim mbi baza të qëndrueshme dhe afatgjata. Jemi të gatshëm të nënshkruajmë këtë vit Planin për Bashkëpunimin Ushtarak Rusi-Kore për periudhën 2027–2031”, tha Belousov.

Ministri rus theksoi se ishte “një nder i madh” për të të takohej me liderin koreano-verior dhe e falënderoi atë për “mikpritjen tradicionalisht të ngrohtë” ndaj delegacionit rus në Phenian.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore ruso-koreane janë në një nivel të paprecedentë. Viti aktual premton të jetë po aq i ngarkuar sa i përket kontakteve dypalëshe në një sërë fushash”, tha Belousov.

Ai shtoi se Moska e vlerëson shumë vendimin e liderit të Koresë së Veriut për të ftuar delegacionin ushtarak rus në hapjen e muzeut dhe kompleksit memorial kushtuar veprave luftarake të ushtarakëve koreanë jashtë vendit.

“Është një nder dhe privilegj i madh për ne të marrim pjesë në këtë ngjarje historike”, tha ai.

Related posts

Presidenti kinez mbërrin në San Francisco për samitin me presidentin amerikan

admin

Fondi Sovran Sirian dhe Arada e Emirateve nënshkruan marrëveshje prej 7 miliardë dollarësh për projekt të madh në Damask

RTI

Lirohen nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr më 2022

Hevzi