RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvajti do të shtypë 100,000 Kuran në suedisht “për të treguar tolerancën e Islamit”

kuvajti-do-te-shtype-100,000-kuran-ne-suedisht-“per-te-treguar-tolerancen-e-islamit”

Qeveria e Kuvajtit ka njoftuar planet për të botuar 100,000 kopje të Kuranit në gjuhën suedeze për t’u shpërndarë në vendin skandinave, në përgjigje të incidentit provokues të djegies së Kuranit në Stokholm në ditën që përkonte me Kurban Bajramin muajin e kaluar.

Dje Këshilli i Ministrave mori vendimin gjatë mbledhjes së tij javore me iniciativën e paraqitur nga kryeministri Sheikh Ahmad Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah, i cili ngarkoi Autoritetin Publik për Kujdesin Publik për shtypjen dhe botimin e kopjeve të Kuranit.

Sipas Agjencisë Kuvajtiane të Lajmeve (KUNA), masa vjen në kuadër të “afirmimit të tolerancës së fesë islame dhe përhapjes së vlerave dhe bashkëjetesës islame midis të gjithë qenieve njerëzore”.

Së shpejti pritet të përfundojë botimi i Kuraneve të përkthyer, të cilët në koordinim me Ministrinë e Jashtme do të shpërndahen në xhami, biblioteka, shkolla dhe institucione të tjera në mbarë Suedinë. Puna e përkthimit u krye nga i ndjeri Knut Bernstrom, një përkthyes i njohur suedez dhe i konvertuar në Islam. /mesazhi

Related posts

Rritet në 33.360 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

Tanket izraelite granatojnë trupat e dekompozuar të palestinezëve në Khan Younis

admin6

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

rezart morina