RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deklaratat e Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar BE-në e SHBA-në

deklaratat-e-vuciqit,-reagon-sanduloviq:-kam-paralajmeruar-be-ne-e-shba-ne

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social X, Sanduloviq tha se ndaj deklaratave të rreme për paqen në Kosovë të Vuçiqit, kishte paralajmëruar vite më parë BE-në dhe SHBA-të, por sipas tij ata nuk e dëgjuan.

“Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan. Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka shkruar Sanduloviq duke bashkangjitur edhe një video me deklarimet e Vuçiqit.

Related posts

Tërmet 5,6 ballë godet Pakistanin – VIDEO

admin

Begaj në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja, ja dhuratat e veçanta që shkëmbyen

admin

OKB: Bota po paguan një çmim të madh për varësinë nga karburantet fosile

admin