RTV AHIRETI
Shëndetësi

Orizi i kaftë është shumë më i shëndetshëm sesa orizi i bardhë, por përmban më shumë kalori

orizi-i-kafte-eshte-shume-me-i-shendetshem-sesa-orizi-i-bardhe,-por-permban-me-shume-kalori

Dallimi midis orizit kafe dhe orizit të bardhë është se orizi kafe është në formën e tij të papërpunuar, kokërr të plotë

Ditëve të sotme shumë shpesh hasim në artikuj që na tregojnë se si orizi i papërpunuar është i shëndetshëm për ne.

Orizi i kaftë është i përsosur për shëndetin tonë sepse është i mbushur me nutrientë dhe fibra, e gjithashtu nuk përmban gluten.

Por, a e keni ditur se orizi i kaftë është më i shëndetshëm sesa i bardhi?

Që të dy llojet e orizit fillimisht fillojnë si oriz i kaftë. Pasi të përpunohet orizi i kaftë, ai bëhet i bardhë.

Fatkeqësisht, gjatë këtij procesi hiqen shumica e fibrave, mineraleve dhe vitaminave.

P.sh., 100 gramë oriz të kaftë përmbajnë katërfish më shumë fibra sesa 100 gramë oriz të bardhë.

Fibrat janë të rëndësishme sepse ju mbajnë të ngopur për periudha më të gjata kohore, i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, si dhe i zvogëlojnë nivelet e kolesterinës.

Por vlen të ceket se orizi i kaftë përmban më shumë kalori sesa ai i bardhi.

Related posts

Pse duhet të pijmë ujë nga gotat e bakrit

admin

Sa kohë qëndron pula në frigorifer dhe si ta dalloni nëse ajo është e prishur

admin

Këto ushqime konsumoni gjatë sezonit të verës

Muhamet Ramadani