RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Delegacioni i OKB-së viziton Idlibin e goditur nga tërmeti

delegacioni-i-okb-se-viziton-idlibin-e-goditur-nga-termeti

Një delegacion nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka vizituar Idlibin për të bërë hetime pas tërmetit shkatërrimtar, raporton Anadolu.

Autokolona me 7 automjete që transporton delegacionin e OKB-së arriti në provincën Idlib në mëngjesin e sotëm përmes Portës Kufitare Bab al-Hawwa, në rrethin Reyhanlı të qytetit turk Hatay.

Sipas informacioneve të marra nga AA nga burime në terren, delegacioni i OKB-së do të takohet me përfaqësues të disa organizata joqeveritare vendore që ofrojnë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Idlib të Sirisë.

Në Siri, nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, të cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”, humbën jetën të paktën 3.688 persona dhe u plagosën 14.749 persona, më shumë se gjysma e tyre në rajonet nën kontrollin e opozitës.

Related posts

Tetë palestinezë vriten në sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht planit të Trumpit për çarmatimin e Hamasit

admin

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Muhamet Ramadani

Kosova nënshkruan dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

admin