RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Pakistan

Përmbytjet e shumta të kësaj vere kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Pakistanit, duke shkëputur shumë zona nga pjesa tjetër e vendit, raporton agjencia AP.

Urat, hotelet, digat e shumë struktura të tjera u shkatërruan.
Autostradat dhe tunelet në Baluchistan, provinca më e varfër e vendit, kanë marrë goditjen më të rëndë.

Përmbytjet kanë shkatërruar gjithashtu pjesën më të madhe të tokës bujqësore në shumë provinca të tjera, si dhe në jug të provincës Punjab, e cila është shporta ushqimore e vendit, duke i lënë fermerët pa asgjë.

Pakistani, i cili kontribuoi vetëm me 0.8% në emetimet në botë, tani përballet me dëme të vlerësuara në më shumë se 30 miliardë dollarë, më shumë se 10% e GDP-së së tij. /koha

Related posts

Trump konfirmon ftesën për Putinin në “Bordin e Paqes” për Gazën

admin

Të shtënat me armë në Gjakovë, një i lënduar

RTI

​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Muhamet Ramadani