RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njoftoi të martën se ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte në Brezovicë.

Sipas njoftimit, këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.

Këto objekte sipas Prokurorisë, “janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe raporteve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, lidhur me inspektimin e jashtëzakonshëm të objekteve të ndërtuara në Brezovicë – Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”, nga këto raporte vërtetohet se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë.

Related posts

Nga SHBA e OKB, në Kinë, liderë botërorë reagojnë ndaj ofensivës së Izraelit në Liban: Pasojat për civilët kanë qenë të tmerrshme

admin

Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Dy palët të përmbahen nga tensionet

admin

Rohde e konfirmon se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

RTI