Të paktën 50.000 shtëpi janë shembur plotësisht ose pjesërisht nga tërmeti vdekjeprurës i së premtes në Marok, njoftuan autoritetet
Pas një takimi të kryesuar nga Mbreti Mohammed VI, Oborri Mbretëror i Marokut tha në një deklaratë se qeveria do të japë ndihmë urgjente me vlerë 30.000 dirhemë (rreth 3.000 dollarë) për familjet e prekura nga tërmeti.
Ndihmë e drejtpërdrejtë financiare prej 140.000 dirhemë (rreth 14.000 dollarë) do të jepet për shtëpitë e shembura plotësisht dhe 80.000 dirhemë (rreth 8.000 dollarë) për shtëpitë e shembura pjesërisht, thuhet në deklaratë, përcjell AA.
Të paktën 2.946 njerëz kanë humbur jetën dhe 5.674 të tjerë janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 7 ballë që goditi Marokun të premten vonë.
Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin e Afrikës Veriore në njëqind vjet, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut. /hashtag