RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve të Izraelit në Palestinë

erdogan:-bota-islame-duhet-te-bashkohet-kunder-sulmeve-te-izraelit-ne-palestine

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ibrahim Raisi, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke njoftoi se dy presidentit në bisedën telefonike diskutuan për zhvillimet rajonale, përfshirë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Iranit, si dhe sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa.

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë e bashkimit të botës islame kundër sulmeve çnjerëzore në rritje të Izraelit në Palestinë, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa.

Duke theksuar se arsyeja e shëndoshë duhet të mbizotërojë për të parandaluar një spirale të re dhune, Erdoğan tha se do të ishte e dobishme të ndërmerreshin iniciativa për t’i drejtuar të gjitha palët drejt arsyes së shëndoshë.

Presidenti turk bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për mbrojtjen e statusit të vendeve të shenjta në platformat ndërkombëtare, veçanërisht në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Erdoğan gjithashtu tha se është e rëndësishme që ta ekspozojnë këtë unitet në qytete të ndryshme të Evropës, përballë akteve të fundit të djegies së kopjeve të librit të shenjtë Kuranit para ambasadave turke në Evropë.

Related posts

Lista e plotë/ Kush janë futbollistët me notën më të lartë, Shqipërinë e përfaqëson… Seferi

admin

Ushtria izraelite refuzon hetimin e OKB-së për vrasjen e gazetares së të Al Jazeera-s

admin

Escobar për Kurtin: Ai është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është i vështirë

admin