RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Demonstruesit pro-palestinezë tubohen në të gjithë Evropën

demonstruesit-pro-palestineze-tubohen-ne-te-gjithe-evropen

Mijëra protestues morën pjesë në mitingje në qytete në të gjithë Evropën duke kërkuar armëpushim në Gaza.

Disa mijëra njerëz marshuan në qendër të Parisit nën shi të rrëmbyeshëm pas një pankarte ku thuhej: “Ndaloni masakrën në Gaza dhe Bregun Perëndimor, armëpushim i menjëhershëm”.

“Franca duhet menjëherë të bëjë thirrje për një armëpushim në mënyrë që armët të heshtin”, tha sekretarja e përgjithshme e sindikatës CGT, Sophie Binet. CGT vlerësoi se 60,000 njerëz u mblodhën në kryeqytet dhe 40,000 të tjerë në dhjetëra qytete të tjera në të gjithë vendin.

Diku tjetër në Evropë, organizatorët thanë se 4,000 njerëz marshuan në Gjenevë, duke ndezur qirinj të shfaqur si një hartë e Gazës përpara selisë evropiane të Kombeve të Bashkuara. Në një pankartë të madhe shkruhej “Stop gjenocidit në Gaza” dhe thërrisnin “Palestinë e lirë!”

Në Britani, numri i protestave ishte më i vogël, pasi më shumë se 300,000 njerëz organizuan një marshim pro-palestinez në Londër të shtunën e kaluar.

Related posts

Të plagosur në Bregun Perëndimor pas sulmeve të kolonëve izraelitë për të dytën natë radhazi

Kushtrim Guraj

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

Muhamet Ramadani

“Telekom Serbia” informohet për heqjen e licencës së MTS-së në Kosovë

admin