RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëmtohen 10 vetura nga plumbat qorrë

demtohen-10-vetura-nga-plumbat-qorre

10 vetura kanë pësuar dëmtime nga plumbat qorr dhe bredharak në gjatë festës së Vitit të Ri në qytete të ndryshem të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur dëmtimi i veturave ka ndodhur në Prishtinë, në Pejë, në Gjilan e Prizren.

Në Prishtinë janë raportuar pesë raste, ku ankuesit kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr, Policia e Kosovës pas raportimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, raporton teve1.info

Xheladin Hana, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Zhan Zhak Ruso, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Marie Shllaku, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Mehmet Akif Ersoy, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Gjilan një person ka raportuar se një tjetër ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë i është dëmtuar vetura e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Gjilan – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe si pasojë nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Edhe në Prizren është raportuar për dëmtimin e veturës nga një plumb.

Rr. Bajram Shala, Prizren – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

E në rajonin e Pejës, janë raportuar tri raste të dëmtimeve të veturave.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar.

Fsh. Katundi i Ri, Pejë 01.01.2023 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Ymer Prizreni, Pejë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Carrabreg i Ulët, Deçan – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Related posts

Armëpushim të menjëhershëm tani, thotë drejtoresha e UNICEF-it

rezart morina

Prigozhin: ”Wagner” do të vazhdojnë të mbështesë Kremlinin

rezart morina

U shemb pas përplasjes së anijes, 6 prej punëtorëve që ndodheshin në urë dyshohet se kanë vdekur

admin