RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së shpreh ngushëllime për vdekjen e kameramanit të Anadolu-t në Gaza

departamenti-i-shtetit-i-shba-se-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-kameramanit-te-anadolu-t-ne-gaza

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, duke iu referuar humbjes së gazetarëve në Gaza si një “tragjedi”, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e kameramanit të Anadolu-t, Montaser Al-Sawaf, në një sulm ajror izraelit derisa po raportonte nga Gaza, raporton Anadolu.

“Më lejoni fillimisht t’ju shpreh ngushëllimet e mia për ju, për të gjithë organizatën tuaj dhe natyrisht për familjen e tij”, tha Miller në përgjigje të pyetjes nga Anadolu gjatë një konference për media.

“Ne jemi gjithmonë thellë të pikëlluar kur mësojmë për vdekjen e çdo gazetari. Sekretari ka folur për këtë fakt që gazetarët bëjnë punë të jashtëzakonshme në kushtet më të rrezikshme”, tha Miller.

“Kjo ka qenë e vërtetë në këtë konflikt siç ka qenë në shumë konflikte më parë dhe është një tragjedi që kemi parë kaq shumë gazetarë të vdesin në këtë konflikt”, theksoi ai, duke shtuar “kjo është një tragjedi që kemi parë mijëra civilë të tjerë të vdesin”.

Lidhur me atë nëse Izraeli mund të synojë qëllimisht gazetarët për të kontrolluar rrjedhën e informacionit nga Gaza, Miller tha se nuk ka “ndonjë informacion që të sugjerojë se qeveria izraelite po synon gazetarët në këtë konflikt”.

“Sekretari e ka bërë të qartë se nuk është vetëm që llimi që ka rëndësi, por rezultatet e tij. Dhe kjo është një bisedë që ne do të vazhdojmë ta kemi me ta (Izraelin)”, tha ai.

Montaser Al-Sawaf, një kameraman i pavarur i Anadolu-t që raportonte nga Gaza, u vra në sulmet ajrore izraelite të premten. sulmi erdhi një javë pasi 45 anëtarë të familjes së tij të gjerë, përfshirë prindërit dhe vëllezërit e tij, u vranë në një sulm të mëparshëm ajror izraelit.

Javën e kaluar, Blinken tha se Izraeli ka një nga ushtritë më të sofistikuara në botë dhe është i aftë të “neutralizojë kërcënimin e paraqitur nga Hamasi duke minimizuar dëmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

I pyetur nëse vrasja e mijëra civilëve mund të ishte parandaluar, Miller tha se ka hapa shtesë që Izraeli mund të ndërmarrë për të minimizuar viktimat civile, duke shtuar se SHBA-ja e inkurajoi Izraelin të ndërmarrë këto hapa gjatë fushatës së tyre në jug të Gazës.

“Por unë pres që kjo do të vazhdojë të jetë një bisedë e vazhdueshme. Dhe siç thashë, ne do të monitorojmë sesi kjo fushatë vazhdon siç ndodh”, shtoi ai.

Megjithatë, Miller gjithashtu tha se SHBA-ja ka parë një “përmirësim” në drejtim të ngushtimit të objektivave të Izraelit derisa zgjeron sulmet e tij në jug të Gazës.

SHBA-ja, tha ai, ka parë një “kërkesë shumë më të synuar për evakuime” sesa në operacionin në veri.

“Pra, ky është një përmirësim i asaj që ka ndodhur më parë”, tha ai.

Related posts

Trajkoviq: Integrimi i serbëve po bëhet nga mafia, Radoiçiq me grupet e tij po e destabilizon veriun për përfitime personale

rezart morina

Kosova në rrugën drejt anëtarësimit, a e ka Asociacioni “çelësin” e Këshillit të Evropës?

admin

Prodhuesi finlandez i letrës, Stora Enso, ndalon TikTok-un në telefonat e kompanisë

admin