RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë së BE-së: Situata në Gaza është “katastrofë humanitare e shkaktuar nga njeriu”

shefi-i-diplomacise-se-be-se:-situata-ne-gaza-eshte-“katastrofe-humanitare-e-shkaktuar-nga-njeriu”

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se situata në Gaza është një “katastrofë humanitare e shkaktuar nga njeriu”, transmeton Anadolu.

Duke folur në Forumin e 25-të BE-OJQ për të Drejtat e Njeriut, Borrell u zotua se do të kryejë presion për lirimin e të gjitha pengjeve në Lindjen e Mesme, për t’i dhënë fund kësaj “katastrofe humanitare të shkaktuar nga njeriu”, për të kërkuar një zgjidhje për të nesërmen, si dhe për të ndaluar vendbanimet e paligjshme dhe agresionit në Bregun Perëndimor.

“Dikush ka të drejtë të kritikojë qeverinë e shtetit të Izraelit pa u kualifikuar si antisemitik. Nuk mund të pajtohem se si sillet një qeveri pa u cilësuar si anti-diçka”, tha Borrell.

Të premten, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200.

Related posts

Zeqiri për pagat e policëve: Ka pasur zbritje deri në 600 euro

admin6

Deputetes australiane i mohohet e drejta të paraqesë në Parlament emrat e palestinezëve të vrarë

admin6

Osmani në Kroaci: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

admin