RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deputetët serbë vijojnë avazin, rikthehen sa për të mos djegur mandatet

deputetet-serbe-vijojne-avazin,-rikthehen-sa-per-te-mos-djegur-mandatet

Nëntë deputetët e Listës Serbë si dhe një i partisë GI-SPO janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës pas pesë muajsh mungesë.

Kjo praktikë e tyre bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Ata kanë qendërzuar vetëm për pak ne seancën e parë plenare të Kuvendit për sesionin e ri vjeshtor e më pas janë larguar nga salla.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Deputetët aktualë serbë u betuan në nëntor të vitit 2022 pasi dhjetë paraprakët, gjithashtu të Listës Serbe, dhanë dorëheqje.

Related posts

Kinë: Këshilltari shëndetësor i qeverisë paralajmëron rritje të rasteve me COVID

admin

Ush’tarët iz’raelitë arr’estuan 15 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Vazhdojnë grevat në Gjermani

rezart morina