RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë arr’estuan 15 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

ush’taret-iz’raelite-arr’estuan-15-pa’lestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 15 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Raportohet se ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 15 palestinezë të tjerë në qytetet Ramallah, Khalil, Jenin, Tulkarm dhe Nablus në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit.

Thuhet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 9.670.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Sulmi izraelit vret një komandant të grupit palestinez dhe vajzën e tij në Liban

Irfan Jahiu

Kreu i Presidencës së BeH-së në Departamentin e Shtetit: SHBA-ja e pakënaqur me veprimet e Dodikut

Kushtrim Guraj

Faza e dytë e armëpushimit në Gaza pritet të nisë në fillim të janarit

admin