RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis takimi Kurti-Vuçiq

nis-takimi-kurti-vuciq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, kanë filluar takimin në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Related posts

Zvogëlohet pritja në Merdare, vetëm 30 minuta për të hyrë në Kosovë

admin

Zulfikar Zejnula, ministër i ri pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Hevzi

Pamjet me dron zbulojnë përmasat e katastrofës së përmbytjeve në Libi

Muhamet Ramadani