RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputeti francez Portes: Izraeli po bën luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët

deputeti-francez-portes:-izraeli-po-ben-lufte-koloniale-per-te-shkaterruar-palestinezet

Deputeti francez Thomas Portes deklaroi se “Izraeli po bën një luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët”, transmeton Anadolu.

Portes, deputet i Partisë Franca e Papërkulur (LFI), në një deklaratë në rrjetin social “X”, duke iu referuar urdhrit të Izraelit për evakuimin e Spitalit Al-Shifa në Gaza, tha: “Dhjetëra foshnja po përballen me rrezikun e vdekjes. Qindra jetë janë në rrezik”.

Ai po ashtu deklaroi se sulmet e kolonëve hebrenj kundër civilëve në Bregun Perëndimor janë shtuar.

“Izraeli po bën një luftë koloniale për të shkatërruar palestinezët”, shtoi Portes.

Duke folur për Anadolu, burime të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza theksuan se ushtria izraelite ka kërkuar evakuimin e Spitalit Al-Shifa, ku ndodheshin pacientë, të plagosur, persona të zhvendosur dhe stafi mjekësor.

Related posts

Kinë, të paktën 47 persona të bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjes së dheut

admin

Presidenti kinez Xi Jinping pret në takim miliarderin Bill Gates – VIDEO

admin

Krasniqi dhe ambasadori turk flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

admin