RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deputeti i LVV-së: Deklaratat e Klinakut, Haradinajt dhe Lushtakut po krijojnë klimë për eliminimin e Kurtit

deputeti-i-lvv-se:-deklaratat-e-klinakut,-haradinajt-dhe-lushtakut-po-krijojne-klime-per-eliminimin-e-kurtit

Deklarata e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, nxiti reagime të shumta në publik.

Së fundmi për këtë gjë ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili ka thënë se kreu i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë narrativën rdhe klimën që do ta arsyetonin atë akt të mundshëm.

“Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë! Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën! Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën! Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘Albini ësdhtë tradhëtar dhe vrasja e tij justifikohet në një situatë të caktuar, bile është akt patriotik!’”, ka shkruar Basha.

Dhe sipas Bashës, kjo “dëshmohet” nga deklarata e Nuredin Gashit.

“Pra këta njerëz po krijojnë situatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkrahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta individ. Ata binden që Albini është tradhtar dhe gjithashtu binden se më mirë është me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që këta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t ‘njëjtin veprim sikur t‘ishin në vendin e tyre”, shkroi ai.

Deputeti thotë se krejt kjo çka po ndodh nuk është e rastësishme!

“Për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht”, ka shkruar Basha.

Related posts

BE-ja është “alarmuar” nga miratimi i Izraelit për vendbanimet e reja të paligjshme në Kudsin Lindor

admin6

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen; 6 miliardë dollarë më shumë për dy vitet e ardhshme

admin

Dogana zhvillon aksion në biznese që merren me importin e fishekzjarreve

admin