Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret reagimin e SHBA-ve për për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.
Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret reagimin e SHBA-ve për për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. Ndërsa vendimin për kryeministrin Albin Kurti për kryetarët e komunave në veri ajo e ka quajtur të duhur.
“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.