RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja kërkon njohjen e Palestinës, Sanchez: Ka ardhur momenti, edhe nëse BE nuk e bën

spanja-kerkon-njohjen-e-palestines,-sanchez:-ka-ardhur-momenti,-edhe-nese-be-nuk-e-ben

Kreu i qeverisë spanjolle Pedro Sanchez u shpreh së fundmi se Spanja do ta njohë shtetin e Palestinës edhe pa pjesën tjetër të Bashkimit Europian.

Kryeministri Sanchez së bashku me kryeministrin belg, Alexander de Croo dhe liderin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi mbajtën një konferencë shtypi përpara pikës kufitare Rafah dhe njoftuan se së shpejti, Spanja do ta njohë pavarësinë e Palestinës.

Udhëtimi i parë ndërkombëtar i Sanchez pas fitimit të mandatit të kryeministrit të Spanjës për herë të tretë ishte në Lindjen e Mesme. Ai më parë kritikoi ashpër Izraelin për bombardimin e civilëve në Gaza dhe dërgoi një mesazh se Spanja pritet ta njohë Palestinën edhe nëse Bashkimi Evropian nuk e bën.

“Ka ardhur momenti që komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht BE-ja të marrë një vendim për njohjen e shtetit palestinez. Do të ishte e rëndësishme që shumë anëtarë të BE-së ta bënin këtë së bashku. Por, nëse kjo nuk do të ndodhë, sigurisht që Spanja do të marrë vendimet e saj”, tha ai pranë kufirit midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Në vitin 2014, nën një qeveri konservatore, parlamenti spanjoll miratoi një rezolutë që bën thirrje për njohjen e shtetit palestinez, të mbështetur nga të gjitha partitë politike. /abcnews

Related posts

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se strehimoret e Gazës janë të mbipopulluara mes sulmeve izraelite

admin6

Opozita ofron mbështetje për gjetjen e zgjidhjes së situatës veriut në koordinim me aleatët

admin

Të paktën 201 të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit thotë Ministria e Shëndetësisë

admin