RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri kanadez përsërit mbështetjen e tij ndaj popullit ukrainas

kryeministri-kanadez-perserit-mbeshtetjen-e-tij-ndaj-popullit-ukrainas

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përsëritur mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga kryeministria e Kanadasë, thuhet se dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike dhe se diskutuan situatën aktuale në Ukrainë dhe mënyrën se si Kanadaja do ta mbështesë vendin në të ardhmen.

Trudeau, nënvizoi se vendi i tij ndodhet në solidaritet me popullin e Ukrainës i cili lufton me vendosmëri përballë agresionit të pamëshirshëm dhe të padrejtë të Moskës, duke përfshirë sulmet e Rusisë kundër objektivave civile dhe zhvendosjen e detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Kryeministri Trudeau përsëriti angazhimin e Kanadasë për të qëndruar pranë Ukrainës me ndihma ushtarake, humanitare, financiare dhe çështje të tjera për sa kohë është e nevojshme.

Duke shprehur se mbështet përpjekjet diplomatike të Ukrainës drejt paqes së drejtë, Trudeau vuri në dukje se pret me emocione edhe deklaratat e Zelenskyy-t i cili do të marrë pjesë në Samitin G-7 që do të mbahet në qytetin Hiroshima të Japonisë.

Trudeau dhe Zelenskyy theksuan edhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar kontakte të ngushta.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 327 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Washington

Muhamet Ramadani

Hamasi: Izraeli nuk do të arrijë atë që nuk e arriti në 50 ditët e mëparshme

admin