Para rreth 2 muajve, Kuvendi i Kosovës kishte dhënë dritën e gjelbër që Forcat e Sigurisë së Kosovës të dërgoheN për mision në Ishullin Malvinas. Konkretisht, kjo nënkuptonte autorizimin për Ministrinë e Mbrojtjes, që gjashtë ushtarë të FSK-së, në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar të dërgohen në mision paqeruajtës në këtë ishull.
Mirëpo realizimi i këtij vendimi tanimë ka hasur në një problem serioz. Guillermo Carmona, që është sekretar për ishujt Malvinas, një post apo dikaster në ministrinë e Jashtme argjentinase, ka shprehur në një mbledhje në OKB, pakënaqësinë e tij në lidhje me prezencën e trupave ushtarake nga Kosova dhe Britania në këtë vend.
Siç shkruajnë mediat argjentinase, Carmona pretendon se një vendim i tillë është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe nënkupton “provokim” nga ana e Britanisë.
Ishujt Falkland, të quajtur edhe Ishujt Malvinas ose Ishujt Spanjollë Malvinas, janë territor i brendshëm i vetëqeverisur jashtë shtetit të Mbretërisë së Bashkuar në Oqeanin Atlantik Jugor.
Shtrihet rreth 480 km në verilindje të majës jugore të Amerikës së Jugut dhe një distancë të ngjashme në lindje të ngushticës së Magelanit.
Kryeqyteti dhe qyteti kryesor është Stanley, në Lindjen e Falkland; ka gjithashtu disa vendbanime të vogla të shpërndara, si dhe një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore që ndodhet në Mount Pleasant, rreth 56 km në jugperëndim të Stanley.
Në Amerikën e Jugut, ishujt njihen përgjithësisht si “Islas Malvinas”, sepse kolonët e hershëm francezë i kishin quajtur ata Malouines, ose Malovines, në 1764, sipas portit të tyre të origjinës Saint-Malo, Francë.
Ishujt Falkland mbeten objekt i një mosmarrëveshjeje sovraniteti midis Britanisë dhe Argjentinës, të cilët zhvilluan një luftë të shkurtër por të ashpër mbi territorin në vitin 1982.