RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk dhe shefi i OBI-së diskutojnë për sulmet e përsëritura ndaj Kuranit

ministri-i-jashtem-turk-dhe-shefi-i-obi-se-diskutojne-per-sulmet-e-perseritura-ndaj-kuranit

Ministri i Jashtëm turk dhe kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) diskutuan sulmet e përsëritura të fundit ndaj librit të shenjtë islam, Kuranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një bisedë telefonike, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBI-së, Husein Ibrahim Taha, biseduan për sulmet ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Holandë dhe reagimet e botës islame ndaj këtyre sulmeve, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Më 21 janar, Rasmus Paludan, politikan suedezo-danez i ekstremit të djathtë, dogji një kopje të Kuranit të shenjtë jashtë ambasadës turke në Stokholm, nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e autoriteteve, duke shkaktuar një valë reagimesh nga bota islame.

Të nesërmen, Edwin Wagensveld, politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, grisi faqet nga një kopje e Kuranit të Shenjtë në Hagë dhe më pas i dogji ato, duke pustuar një video të provokimit në internet.

Paludan sot përsëriti provokimin e tij, duke djegur një kopje të Kuranit para një xhamie në Kopenhagë.

Related posts

IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

RTI

Vazhdon operacioni “Goditja”, Policia sekuestron armë në Pejë

admin

Vdes në moshën 88-vjeçare Rifaat al Assad, i njohur si “kasapi i Hamës”

admin