RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dëshmia e ushtares izraelite ngre pikëpyetje nëse ushtria qëlloi mbi civilët më 7 tetor

deshmia-e-ushtares-izraelite-ngre-pikepyetje-nese-ushtria-qelloi-mbi-civilet-me-7-tetor

Dëshmia e një ushtareje izraelite ka ngritur pikëpyetje për atë nëse ushtria qëlloi mbi civilët izraelitë në bazë të “Protokollit të Hannibal-it” gjatë sulmit të befasishëm nga grupi palestinez Hamas në vendbanimet hebraike pranë Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një raport të transmetuar dje nga ‘Channel 12’, një togere e dytë nga një njësi tankesh izraelite, e identifikuar si Michal, ka folur për përvojën e saj në ndjekjen e militantëve palestinezë në operacionin e 7 tetorit.

“Arritëm në hyrje të kompleksit (Hulit) dhe porta ishte e mbyllur. Një ushtar erdhi tek unë, disi i frikësuar, duke thënë ‘tani kanë hyrë terroristët’. Ne hymë në kompleks, thyem portën me tank dhe ndoqëm udhëzimet e treguara nga ushtari”, tha ajo.

“Pastaj ushtari më tha ‘gjuaj atje, terroristët janë atje’. E pyeta a ka civilë (izraelitë) atje… Përgjigja e tij ishte ‘nuk e di, gjuaj’. Vendosa të mos e gjuaj objektivin (me predhë tanku), sepse ishte një vendbanim izraelit, por qëllova me mitraloz në hyrje të një shtëpie”, tha ajo.

Raporti i ‘Channell 12’ vjen pasi më herët një pilot me forcat e armatosura izraelite tha se ushtria zbatoi ‘Protokollin e Hannibal-it” gjatë sulmit të befasishëm nga Hamasi më 7 tetor.

Në një intervistë me të përditshmen izraelite ‘Haaretz’, nënkoloneli Nof Erez tërhoqi vëmendjen për mundësinë se forcat izraelite që iu përgjigjën sulmit të Hamasit mund të kenë zbatuar direktivën ‘Protokolli i Hannibal-it’.

Raporti i të përditshmes izraelite zbuloi se një ushtar izraelit qëlloi mbi “personat e armatosur palestinezë” dhe izraelitët që ndiqnin një festival muzikor në rajonin Be’eri në periferi të Gazës më 7 tetor.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Që atëherë, sipas shifrave të autoriteteve në Gaza, mbi 15 mijë palestinezë janë vrarë, të paktën 6.150 fëmijë dhe 4 mijë gra. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.

Related posts

Personat me ngjyrë frikësohen se zgjedhjet mund ta rritin ra’cizmin në Gjermani

admin

Nuk ka vend për të qëndruar pas sulmeve ushtarake të Izraelit në Khan Younis

admin

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, Kurti: Koha e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund

admin