RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detaje për plagosjen në veri, Policia përgënjeshtron mediat serbe se këta të fundit shtinë me armë ndaj dikujt

detaje-per-plagosjen-ne-veri,-policia-pergenjeshtron-mediat-serbe-se-keta-te-fundit-shtine-me-arme-ndaj-dikujt

Policia e Kosovës ka njoftuar së fundi në lidhje me një person të plagosur në veri të vendit.

Nga Policia është bërë e ditur se dje rreth orës 23:48 kanë pranuar një informacion lidhur me dyshimet për plagosje me armë zjarri, të një personi në veri.

Por gjithashtu është theksuar se ky rast nuk ka të bëjë asgjë me përfshirje të policisë në shkëmbin apo gjuajtje me armë zjarri, ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar.

Ky reagim nga Policia e Kosovës erdhi pas raportimeve të mediave serbe se policia ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi të caktuar.

Po ashtu është thënë se janë duke u kryer hetimet intensive, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës me datë 10.04.2023 rreth orës 23.48 ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet për plagosje me armë zjarri, të një personi në veri të vendit.

Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore.

Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij.

Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.

Vlen të potencojmë dhe njëherit të sqarojmë se, Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar.

Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar.

Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë.

Po ashtu ftojmë edhe mediat që për informacione zyrtare t’i adresohen Policisë së Kosovës.

Related posts

Policia e Kosovës kujdeset për rendin në veri

admin

Në manastir u gjetën dy armë dhe një helmetë e PK-së, që u morën nga vendi ku u vra Afrim Bunjaku

admin

Macron: Franca tani ballafaqohet me “fundin e bollëkut”

admin