RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës kujdeset për rendin në veri

policia-e-kosoves-kujdeset-per-rendin-ne-veri

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për rendin dhe qetësinë publike.

Automjete të KFOR-it dhe EULEX-it shihen po ashtu duke qarkulluar në këto zona, ndërsa qytetarët e këtyre lagjeve tani ndihen më të sigurt, raporton KosovaPress.

Ali Mehmeti, qytetar, tha se prezenca e policisë në këtë pjesë të qytetit është e domosdoshme.

Sipas tij, tani më shumë se kurrë është koha për unitet të qytetarëve, ndërsa sa i përket zgjedhjeve, ai tha se ato duhet të mbahen gjithsesi.

Në orët e mbrëmjes të së enjtes, Policia e Kosovës shtoi praninë në pjesën veriore të vendit pas shpërthimeve dhe gjuajtjeve me armë. Për pasojë, pati edhe një polic të plagosur i cili është operuar në QKUK dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Related posts

Biden i gatshëm të bisedojë me Putinin nëse nis hapat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

admin

Izraeli përgatitet për luftë me Iranin që mund të zgjasë të paktën një muaj

admin

Dr Shefqet Krasniqi thotë së për Veteranët e luftës edhe 500 Euro janë pak

admin