RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dhjetë të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për përdorim të drogës

dhjete-te-arrestuar-ne-prishtine,-dyshohen-per-perdorim-te-droges

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dyshuar për përdorimin e substancave të dyshuara narkotike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për IndeksOnline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr.Tahir Zajmi, në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë, janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion. Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera policore, 10 persona te dyshuar janë shoqëruar në polici. Për detaje tjera ju njoftojmë pas pranimit raportimeve shtesë.”, ka thënë Hoxha.

Related posts

Sot, 13 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, moment kyç në dialogun Kosovë–Serbi

admin

Erdoğan: Suedia të përmbushë zotimet e memorandumit të Madridit

admin

Gjermani, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në internet shënon rritje

Muhamet Ramadani