RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra kolonë izraelitë hyjnë me forcë në xhaminë Al-Aksa

dhjetera-kolone-izraelite-hyjne-me-force-ne-xhamine-al-aksa

Dhjetëra kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë, mëngjesin e së dielës, në oborret e xhamisë së bekuar Al-Aksa në qytetin e pushtuar të Jerusalemit.

Sipas burimeve lokale, kolonët hynë në grupe të organizuara, zhvilluan ture provokuese dhe kryen rituale talmudike, nën mbrojtjen e forcave izraelite të pushtimit.

Ministria palestineze e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare njoftoi se gjatë vitit të kaluar kolonët, të shoqëruar nga forcat izraelite, kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa plot 280 herë. Gjatë këtyre hyrjeve janë kryer në mënyrë të përditshme rituale talmudike, përfshirë përkulje ceremoniale, fryrje të borisë dhe veshje të rrobave fetare.

Autoritetet palestineze paralajmërojnë se këto veprime përbëjnë shkelje të status quo-së historike dhe fetare të xhamisë Al-Aksa dhe rrisin tensionet në qytetin e shenjtë. /mesazhi

Related posts

Zelenskyy thekson nevojën për “marrëdhënie të forta” me Sllovakinë

admin

Protesta në Australi, kërkohet dëbimi i ambasadorit izraelit pas vrasjes së punonjëses së ndihmës në Gaza

Hevzi

Vendimi me 16 shtator për ish-krerët e UÇK/ Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë këtë javë në Kosovë

admin