RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra mijëra izraelitë në rrugët e Tel Avivit kundër reformës gjyqësore

dhjetera-mijera-izraelite-ne-rruget-e-tel-avivit-kunder-reformes-gjyqesore

Dhjetëra mijëra izraelitë marshuan të shtunën në Tel Aviv për javën e 30-të radhazi kundër reformës gjyqësore të qeverisë së Benjamin Netanyahut, raporton Anadolu.

Qindra mijëra izraelitë morën pjesë në demonstrata në dhjetëra pika në gjithë vendin, duke përfshirë Tel Avivin, Kudsin Perëndimor, Haifën, Birussebi, Herzliya dhe Rehovot.

Shikhma Bressler, drejtuese e protestës kundër qeverisë, bëri thirrje për rritje të rezistencës pasi qeveria miratoi ligjin e reformës gjyqësore në parlament.

Protestuesit bllokuan një autostradë pranë kryqëzimit Karkur në Izraelin verior, ndërsa liderët e opozitës iu bashkuan protestave në pjesë të ndryshme të vendit.

Parlamenti i Izraelit, Knesset, miratoi një projektligj fillestar të hënën për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë, pavarësisht se u përball me protesta që vazhdojnë prej muajsh.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin njoftoi më 5 janar një reformë gjyqësore e cila përfshinte masa si reduktimi i autoritetit të Gjykatës së Lartë dhe dhënien qeverisë më shumë kontroll mbi emërimet gjyqësore.

Kryeministri Benjamin Netanyahu fillimisht e shtyu reformën më 27 mars për shkak të protestave dhe grevave të gjera. Por ai tha se do të rishikohej pas miratimit të buxhetit 2023-2024 në fund të majit.

Pas negociatave të ngecura me opozitën, qeveria rifilloi së fundmi procesin e reformës.

Si pjesë e reformës, qeveria njoftoi synimin e saj për të sjellë një projektligj në Knesset për një votim të dytë dhe të tretë më 24 korrik për të eliminuar mbikëqyrjen e qeverisë nga Gjykata e Lartë.

Në përgjigje të reformës, mijëra izraelitë, përfshirë pilotë lufte, oficerë nëndetësesh dhe njësi të tjera elitare, të cilët kundërshtuan ndryshimet, vendosën të japin dorëheqjen nga shërbimi rezervë vullnetar.

Related posts

Futbollisti i Beşiktaş-it, Josef de Souza viziton të riun Arda, i cili u shpëtua 128 orë pas tërmetit

admin

Presidenti Erdoğan vlerëson partneritetin strategjik me Slloveninë

admin

Ministri i Jashtëm i Turqisë takon zyrtarët e opozitës siriane në Ankara

admin