RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dhunuan një vajzë, dënohen me 14 vjet burg dy persona në Prishtinë

dhunuan-nje-vajze,-denohen-me-14-vjet-burg-dy-persona-ne-prishtine

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka dënuar me 14 vjet burgim dy persona për veprën penale “dhunim”.

I akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 gjashtë vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara”.

“Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej katërqind e pesëdhjetë (450) euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.

Related posts

Kosova dhe Britania nënshkruajnë deklaratë për bashkëzbarkim të ushtrive në misione

admin

BE nuk fal abuzimet, kërkon rrjete sociale më të sigurta për të miturit

RTI

Forcat izraelite bastisin qytete dhe kamp refugjatësh pranë Hebronit

admin