RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestë në veri, për një orë u bllokua magjistralja Mitrovicë-Leposaviq

proteste-ne-veri,-per-nje-ore-u-bllokua-magjistralja-mitrovice-leposaviq

Rreth 100 qytetarë serbë kanë bllokuar sot (e mërkurë) rreth orës 14:00 magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, në shenjë revolte pas plagosjes së një qytetari serb nga ana e policisë dy ditë më parë.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Shkoni nga këtu”, “Këtu nuk është vendi juaj”, “Evropë, po gjuajnë në ne” dhe të ngjashme, ndërsa kanë nënshkruar edhe një peticion ku kërkohet largimi i forcave speciale të Kosovës nga veriu.

Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe përkundër tendencës për ta destabilizuat. situatën, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, falë veprimeve profesionale të pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Related posts

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Muhamet Ramadani

Shqipëria po plaket/ Në 2022 lindën 11 mijë bebe më pak se para një dekade

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

Muhamet Ramadani