RTV AHIRETI
Shëndetësi

Diabetikët nuk duhet t’i hedhin kurrë farat e shalqirit, ja si t’i përgatisin për të kuruar sëmundjen

diabetiket-nuk-duhet-t’i-hedhin-kurre-farat-e-shalqirit,-ja-si-t’i-pergatisin-per-te-kuruar-semundjen

Shalqiri është frut i stinës dhe ndër më të preferuarit në këto ditë të nxehta. Ai jo vetëm është i shijshëm, por ka edhe veti kuruese. Shalqiri ndihmon për të kuruar dhe sëmundjen e diabetit, e cila është ndër më të përhapurat në Shqipëri.

Nëse vuani nga kjo sëmundje dhe i keni hedhur farat e shalqirit deri tani, keni bërë shumë gabim, pasi ato janë shumë të vlefshme.

Këto fara përmbajnë komponentë shumë të rëndësishëm si yndyrna, proteina dhe një pjesë të madhe të mineraleve. Kanë shumë vitaminë B, foliate dhe mineralet si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër, janë një burim fantastik i kalorive.

Prandaj, merrini farat, hidhini në një gotë me ujë, vlojini për disa minuta, dhe më pas pijeni. Shfrytëzoni dhe faktin që në këtë stinë e gjeni me shumicë dhe shumë lirë pasi ky çaj do t’ju ndihmojë që të mbani të stabilizuar dibetin.

Përbërësit:

1 grusht fara shalqiri

2 litra ujë

Përgatitja:

Kombinoni ujin dhe farat e shalqirit në një enë. Vërini në zjarr të vlojnë për 15 minuta. Përdoreni këtë çaj për 2 ditë rresht, më pas bëni një ditë pushim. Përsëriteni këtë trajtim për disa javë në po të njëjtën mënyrë.

Related posts

Virozat rriten me temperaturat/ Në qendrat shëndetësore ka një fluks të shtuar të personave që kërkojnë ndihmë

admin

Nga rënia në peshë te ulja e tensionit, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i hurmave

admin

Shenjat paralajmëruese të mungesës së vitaminës B12 që nuk duhet t’i injoroni kurrë

rezart morina