RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Diaspora pret deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, kolona në tri pikat kufitare

diaspora-pret-deri-ne-dy-ore-per-te-hyre-ne-kosove,-kolona-ne-tri-pikat-kufitare

Në tri vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë nisur të krijohen kolona të gjata.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Fluks më i madh i veturave është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 300 metra. Situatë e ngjashme është edhe në Jarinjë.

Kurse në Merdarë pritja e qytetarëve është 30 minuta.

Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim, dalja dhe hyra mund të bëhet brenda 15 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

Related posts

I dërguari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE para se të njohë pavarësinë e Kosovës

admin

Ballkani po armatoset: Vendet e rajonit me furnizime ambicioze në mbrojtje

admin

Ushtria izraelite: Është e pamundur të ulen në zero raketat e lëshuara nga Gaza

admin6