Studimi i fundit thotë se jë dietë mesdhetare nuk është një ide e mirë vetëm për njerëzit që jetojnë pranë Detit Mesdhe.
Përveç ndjekjes së një diete mesdhetare, një qëndrim ‘mesdhetar’ ndaj ushqimit dhe të ngrënit është edhe më i rëndësishëm, shkruan MedicalNews,.
Një dietë kryesisht me bazë bimore, në të cilën proteinat shtazore luajnë një rol më të vogël sesa në dietat perëndimore.
Gjithashtu studimi zbulon se respektimi më i lartë i dietës mesdhetare dhe stilit të jetesës shoqërohet me një rrezik 29 për qind më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe një rrezik 28 për qind më të ulët të kancerit në krahasim me njerëzit që ndjekin më pak dietën dhe stilin e jetesës.