RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjet një veturë në Leposaviq, raportohet se është e nënkryetares së Komunës

digjet-nje-veture-ne-leposaviq,-raportohet-se-eshte-e-nenkryetares-se-komunes

Një veturë është djegur në mbrëmjen e së hënës në Leposaviq. Siç raporton mediumi lokal “KoSSev”, bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.

Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Related posts

Havai, vullkani Mauna Loe vazhdon të nxjerrë llavë – VIDEO

admin

Berlini do të lejojë mësueset muslimane të mbajnë shami

admin

Ja zhvillimet kryesore të orëve të fundit në Palestinë

admin6