RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa dronë shkelin zonën e ndalim-fluturimit mbi centralin bërthamor në Belgjikë

disa-drone-shkelin-zonen-e-ndalim-fluturimit-mbi-centralin-berthamor-ne-belgjike

Tre dronë u panë të dielën në mbrëmje mbi termocentralin bërthamor “Doel” në Belgjikë, njoftoi agjencia belge e lajmeve, transmeton Anadolu.

Operatori “Engie” konfirmoi identifikimin e tre dronëve, duke riafirmuar se nuk kanë patur ndikim në operacionet e centralit. Duke folur për kanalin e lajmeve VRT NWS, eksperti i energjisë Luc Pauwels tha se “Doel” është “zonë ndalim-fluturimi” dhe se ndalimi ishte “shkelur qartë”.

“Por, reaktorët janë projektuar për t’u bërë ballë ndikimeve të avionëve, nga avionët e vegjël deri tek avionët e mëdhenj të pasagjerëve, që do të thotë se dronët nuk paraqesin kërcënim strukturor”, shtoi Pauwels.

Trafiku ajror në aeroportin e Liege-s u ndal përsëri të dielën në mbrëmje, pasi operacionet e tij u pezulluan shkurtimisht të premten.

Incidentet e fundit vijnë pas dy ndërprerjeve të mëparshme javën e kaluar. Fluturimet për dhe nga aeroporti i Liege-s u ndërprenë përkohësisht të martën dhe të enjten në mbrëmje pasi u vunë re dronë ndërsa incidente të ngjashme ndodhën edhe në aeroportin e Brukselit.

Në muajt ​​e fundit janë parë një seri inkursionesh me dronë në disa vende evropiane, ndonjëherë pranë aeroporteve ose objekteve ushtarake, përfshirë edhe mbi një bazë ushtarake belge.

Disa zyrtarë evropianë fajësuan Rusinë për incidentet, duke i lidhur ato me një luftë hibride dhe konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Megjithatë, Moska ka mohuar me forcë çdo përfshirje.

Related posts

Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV

Muhamet Ramadani

Gratë dhe fëmijët muslimanë arakanas luftojnë për të mbijetuar në kampet e refugjatëve

admin

Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë

Hevzi