RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa të plagosur në veri të Izraelit pas sulmit me dron të Hezbollahut

disa-te-plagosur-ne-veri-te-izraelit-pas-sulmit-me-dron-te-hezbollahut

Tre izraelitë u plagosën të enjten pasi një dron shpërthyes i lëshuar nga Hezbollahu goditi Izraelin verior pranë kufirit libanez, sipas mediave dhe ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.

Sulmi vjen ndërsa Libani dhe Izraeli do të zhvillojnë një raund të tretë bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Washington të enjten.

E përditshmja “Yedioth Ahronoth” raportoi se droni shpërtheu në një parking në qytetin Rosh Hanikra, duke plagosur tre persona.

Sipas lajmit, dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, ndërsa një i tretë mori plagë të lehta. Të gjithë u transferuan në Qendrën Mjekësore Galilee në Nahariya për trajtim.

Ushtria izraelite konfirmoi në një deklaratë se një dron shpërthyes i lëshuar nga Hezbollahu kishte rënë brenda territorit izraelit pranë kufirit me Libanin.

Ushtria shtoi se disa persona u plagosën gjithashtu dhe u evakuuan në spital për trajtim mjekësor.

Që nga 2 marsi, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 2.896 persona, kanë plagosur mbi 8.824 dhe kanë zhvendosur më shumë se 1,6 milion, rreth një e pesta e popullsisë së vendit, sipas zyrtarëve libanezë.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet e përditshme në Liban dhe shkëmbimet e zjarrit me Hezbollahun pavarësisht një armëpushimi që u njoftua më 17 prill dhe më vonë u zgjat deri më 17 maj.

Related posts

Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën: Ky afrim nuk është normal

admin

Senatori amerikan mbështet shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiye-s

admin

Arabia Saudite dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti

admin