RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

ovl-uck-therret-proteste-gjithepopullore-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë thirrje për protestë gjithëpopullore në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët të mërkurën u dënuan nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim në total.

Në një konferencë për media, përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë njoftuar se protesta do të mbahet nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërkohë, OVL-UÇK ka bërë të ditur se sot, në orën 16:30, do të lansojë një platformë për kundërshtimin e vendimit dënues të Hagës.

Lansimi do të bëhet në sheshin “Skënderbeu”, ku përfaqësuesit e organizatës pritet t’u bashkohen edhe protestës së studentëve.

Related posts

UNHCR-ja “thellësisht e shqetësuar” për përleshjet e dhunshme në Izrael

Muhamet Ramadani

Presidenti palestinez Mahmud Abbas do të vizitojë Kinën javën e ardhshme

admin

Policia e Kosovës furnizon me ushqim qytetarët e Banjskës

admin